Kacifas”, Parlamenti Evropian kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes

Shqipëria

Kacifas”, Parlamenti Evropian kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 06:47
Kacifas

Parlamenti Europian ka votuar gjatë ditës së sotme raportin e eurodeputetit Knut Fleckenstein, për integrimin e Shqipërisë. Ky raport është miratuar me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime.

Gjithashtu Parlamenti Evropian ka sjellë në vëmendje sot edhe vdekjen e Konstantinos Kacifas për të cilën ka bërë thirrje për një hetim të plotë.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan "Kathimerini".

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Amendamenti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Kacifas.

35-vjeçari u qëllua më 28 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë pas përplasjes me armë zjarri midis tij dhe policisë.

Mediat greke raportuan pas vrasjes se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezultonte person me precedentë penalë në Greqi.

Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës pasi është kapur me rreth 1 kilogram hashash. Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35-vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale.

Por me gjithë këtë, në ditën e ceremonisë së varrimit, qindra shtetas grekë dhe ekstremistë mbërritën në Bularat duke ‘vajtuar’ shqiptarin me kombësi greke me thirrje e parulla nacionaliste dhe duke nxitur urrejtje.

Për këtë arsye, Shqipëria shpalli ‘non grata’ 52 shtetas grekë, mes tyre dhe eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat