Më 12 dhjetor zgjidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor

Shqipëria

Më 12 dhjetor zgjidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:04
Xhezair Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve më 12 dhjetor ora 10:00

 Mbledhja e Përgjithshme duhet të zgjedhë 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor 

 Mbledhja do të mbahet në hotel Tirana më 12 dhjetor ora 10:00

"Pasi u njoha me listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 27 nëntor 2018, sot më datë 30 nëntor vendosa të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve që duhet të zgjedhë 6 anëtarët e KLGj-së" shkruhet në  letrën e Zaganjorit. 

Emrat që do votohen për KLGJ janë: 

1- Medi Bici, 
2- Ilir Toska, 
3- Nertina Kosova, 
4- Dritan Hallunaj, 
5- Marcela Shehu 
6- Manjola Xhaxho 
7- Alma Brati 
8- Astrit Faqolli 
9- Brunilda Kasmi 
10-Brunilda Kadi

Pjesmarrja në këtë mbledhje është detyrim ligjor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat