Koka: Populli varfanjak, Rama vesh vetëm një ditë rroba mbi 10 mijë euro

Shqipëria

Koka: Populli varfanjak, Rama vesh vetëm një ditë rroba mbi 10 mijë euro

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:29
Bledian Koka

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë", hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama duke theksuar se vetëm në një ditë siç ishte ajo e kremtimit të Ditës së Çlirimit, kishte në trup rroba mbi 10 mijë euro.

Koka: Nëse ka ndonjë diskutim që duhet bërë këtu është se i pari i vendit nuk ka lënë gjë pa tallur këtu dhe vishet në mënyrë të tillë në ditën e pavarësisë, nuk ka turp më të madh. E di kush është turpi tjetër? Kryeministri i një populli të varfër të ketë të veshur në rroba 10 mijë euro ku 1500 euro bëjnë pantallonat që ne i themi çitjano. 5 mijë euro i bën xhaketa. 1700 mijë lekë e ka rrogën. Një kryeministër i një populli varfanjak, ka veshje 10 mijë euro vetëm rroba dhe nëse ka pasur edhe orën Filip Atek, i bie të ketë 250 mijë euro. Shkon aty vetëm duke e ditur se do të flasin për të. Si ka mundësi që një kryeministër të veshi 10 mijë euro dhe të përdori një element përçudnues të Ditës së Çlirimit. E thashë që thjesht njerëzit ta dinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat