Basha sërish në protestë: Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre para festave

Shqipëria

Basha sërish në protestë: Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre para festave

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:50
Lulzim Basha

Në ditën e 27 të protestës, kreu i opozitës Lulzim Basha u bashkua edhe sot me banorët e Unazës së Re.

Basha tha se tre fakte kanë dalë në këtë segment, korrupsion me prokurimin, korrupsion me hartimin e projektit dhe korrupsion me pronat e qytetarëve.

“Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani. Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave.

U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria. Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së, Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat