Kopliku: Nëse nuk ka interes ekonomik, s'ka as riciklim të mbetjeve

Shqipëria

Kopliku: Nëse nuk ka interes ekonomik, s'ka as riciklim të mbetjeve

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:15
Arben Kopliku

Arben Kopliku,  përfaqësues i programit DLDP i ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë" tha se riciklimi i mbetjeve nuk bëhet nëse nuk ka interes ekonomik.

Sipas tij, bashkitë nuk mund ta bëjnë riciklimin pasi nuk kanë mundësi financiare.

Arben Kopliku: Në fund të ditës gjithçka është interes. Nëse nuk do të ketë interes ekonomik nuk do të ketë riciklim. Bashkitë nuk kanë lekë për ta bërë. Bashkitë, ashtu ashtu si gjithë Shqipëria nuk ka mundësi financiare për të bërë riciklimin. Minimumi, të duash të bësh riciklim dmth që duhet të kesh grumbullim në dy rryma, mikse dhe të thata.

Besart Kadia: Po strategjia ka qenë që në 2011, apo jo?

Arben Kopliku: Strategjia e 2011 kishte tre rryma të ciklueshme. Ishin disa darget të asaj strategjie. Përsëri nuk kemi bërë riciklim. Minimumi për të bërë një grumbullim të thjeshtë në bashki kushton 7 euro për ton. Pra të duash të bësh grumbullim të diferencuar kushton mbi 17 euro. Bashkia thotë që nuk kam mundësi financiare ta bëj. Nëse do të duhet të bëj riciklimin unë do të duhet që gjithë këtë fond ta marr nga tarifat e qytetarëve. Nga ana tjetër për të patur interes ekonomik bashkia duhet marrë në konsiderate edhe kosto e depozitimit, e cila maksimumi në Shqipëri shkon diku 14 euro në Bajkaj, por kemi edhe këto vendet e depozitimit që akoma nuk i kemi mbyllur që është zero lekë. Kemi landfillet sanitare duke filluar nga Bushati, në Korcë apo edhe në Tiranë që kanë një pagesë që varet nga 7 euro deri në 14 euro. Këtë diferencën për riciklimin kush duhet ta paguajë?! Atëherëe bashkitë nuk kanë interes të promovojnë riciklimin sepse duhet të paguajnë shumë më tepër. Nëse do të ishte tarifa që do të paguajnë për depozitmin në landfill apo incinerator ashtu sic është në vendet e tjera të Europës 60-70 e më tepër euro për ton, atëhere edhe bashkitë do të kishin interesin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat