Meta: Të vazhdojmë përpjekjet për të parandaluar HIV/AIDS-in

Shqipëria

Meta: Të vazhdojmë përpjekjet për të parandaluar HIV/AIDS-in

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në ditën Botërore kundër HIV/AIDS konsideron se ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej saj.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se duhet të vazhdohet me përpjekjet për të parandaluar duke ndërgjegjësuar dhe përmirësuar edukimin në luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje vërtet të rëndë.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, ne vlerësojmë rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej saj, solidarizohemi dhe vazhdojmë të bashkojmë përpjekjet tona për të parandaluar duke ndërgjegjësuar dhe përmirësuar edukimin, në veçanti tek të rinjtë, në luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje vërtet të rëndë. #WorldAIDSDay

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat