Dy versionet e trishta të vdekjes tragjike të të moshuarve në Berat

Shqipëria

Dy versionet e trishta të vdekjes tragjike të të moshuarve në Berat

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:57
Ilustrim

Një çift të moshuarish gjeti vdekjen dje në mënyrë tragjike, pasi burrë e grua u hodhën nga kati i tetë i pallatit ku jetonin, në Berat.

Prej 5 muajsh ata jetonin në apartamentin të ri në qytet, që i kishin blerë katër fëmijët e tyre, të cilët ishin në emigracion. Më herët kishin përqafuar jetën e fshatit në Qerreshnik ku kishin kaluar gjithë jetën e tyre, dhe duket se atë donin ende. Ata shpesh u kishin kërkuar fëmijëve që t'i kthenin sërish në fshat. Për tu kujdesur për prindërit ata kishin paguar edhe një grua e cila në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e pranishme.

78- vjeçari Kujtim Agalliu, mëngjesin e së premtes rreth orës 07:00, sipas policisë- dyshohet se ka shtyrë gruan e tij nga ballkoni i katit të tetë ku banonin dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë. Të dy kanë gjetur vdekjen në vend.

Sipas banorëve 78-vjeçari ishte person me probleme psikike dhe merrte edhe mjekim për një gjë të tillë.

Përveç skizofrenisë së Kujtim Agalliut, bashkëshortja e tij po merrte mjekime për një tumor në kokë, pasi më parë u ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Gjendja për shkak të sëmundjeve, prania larg fëmijëve, por edhe mospërshtatja me jetën e re në qytet, duket se kanë qenë arsyet që çifti i të moshuarve t’i jepte fund jetës me anë të vetëvrasjes.

Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja japin dy versione, siç shkruan sot Panorama. Një nga dëshmitarët ka deklaruar për Policinë se, fillimisht burri ka shtyrë gruan dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë.

Por ndërkohë, një tjetër dëshmitar okular ka thënë se çifti ishte i kapur për dore në momentet e rënies nga lartësia. Nga ana e saj, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që burri të ketë vrarë gruan dhe më pas ka kryer dhe vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat