Drogë 14 milionë euroshe nga Shqipëria në Itali, kapet gomonia me 1.5 ton kanabis - Bota Sot
Drogë 14 milionë euroshe nga Shqipëria në Itali, kapet gomonia me 1.5 ton kanabis

Shqipëria

Drogë 14 milionë euroshe nga Shqipëria në Itali, kapet gomonia me 1.5 ton kanabis

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Ne pranga u vunë dy të rinj nga Brindisi

Një sasi prej 1.5 ton kanabis u sekuestrua nga Policia italiane, ndërsa në pranga ranë dy personat që mendohet se kanë qenë korrierë. italianë.

Sasia e madhe e drogës, siç shkruajnë mediat italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria. Vlera e saj shkon në mbi 14 milionë euro.

Droga e ngarkuar në gomone, u pikas në bregun e Torre Canne në bordin e gomones prej 15 metrash, të pajisur me dy motorë të fuqishëm.

Ne pranga u vunë dy të rinj nga Brindisi. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar anëtarë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut.

Gomonia ra në sytë e agjentëve pasi këta të fundit po patrullonin zonën detare mes Brindisit dhe Barit, më konkretisht në koordinatat që njihen si rrugë detare nga ku trafikohet drogë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më pas zbarkohet në brigjet e Puljas. 

Me të mbërritur në brigje, trafikantët kanë nisur shkarkimin e lëndës narkotike, në një kohë kur po survejoheshin nga karabinierët të fshehur në mes të shkëmbinjve. Në momentin e ndërhyrjes nga karabinierët, trafikantët tentuan të largohen me gomone por kanë ngecur në mes të shkëmbinjve. Droga ishte ndarë në 80 thasë të paketuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...