Tiranë: Shtohen 92 raste me HIV / AIDS këtë vit

Shqipëria

Tiranë: Shtohen 92 raste me HIV / AIDS këtë vit

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:46
Olimbi Hoxha

Ritmi i përhapjes së HIV/AIDS në Shqipëri është thuajse i njëjtë me një vit më parë; 94 persona vjet dhe 92 persona të zbuluar rishtas sivjet, sipas tw dhwnave nga Instituti i Shwndetit Publik.

Përsëri pjesa dërrmuese janë në fazë të zhvilluar të sëmundjes dhe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me HIV/AIDS është 1 mijë e 195 raste.

“Një problem shqetësues ka dalë nga qendërzimi i pacientëve në Tiranë, sepse një herë në javë të gjithë ata duhet të vijnë në kryeqytet të marrin mjekimet, dhe po diskutohet me autoritetet shëndetësore nëse mund të bëhet nëpër disa qytete kryesore, duke shmangur edhe stigmën që mund të rrjedhë nga shoqëria dhe të njohurit” - tha Olimbi Hoxha, drejtuese e Shoqatws Shqiptare kundwr HIV / AIDS-it.

Shqipëria i ka siguruar financimet prej një granti 6 milionë usd për AIDS dhe tuberkulozin deri në vitin 2022 nga Fondi Global sipas një projekti të detajuar në shkallë kombëtare.

Pjesa më ambicjoze e projektit është parandalimi i përhapjes si dhe mjekimi i personave të diagnostikuar.

Shqipëria ka 1195 persona të prekur nga HIV / AIDS, nga të cilët 2/3 janë meshkuj dhe 1/3 femra, 44 fëmijë, 110 adoleshentë dhe mbi 1 mijë të rritur.

Midis 92 personave të zbuluar rishtas, 65 janë meshkuj, 27 femra dhe 2 fëmijë.

Një numër i madh i tyre zbulohen në faza të përparuara të sëmundjes, ndërsa vetëm gjatë këtij viti ndërruan jetë 20 persona me HIV/AIDS./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat