Policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të pranishëm në protestën kundër prishjes së banesave në Unazën e Re.
Ndërkohë, banorët pretendojnë se mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar. Aktualisht ata ndodhen ne komisariatin 6.
“Ishin mbi 50-60 policë. Veç kemi parë që kanë kapur disa prej protestuesve, një 13-vjeçar dhe deputetin e PD-së, Klevis Balliu. U munduam që t’ua hiqnim duarsh. Na kanë goditur edhe ne gratë, desh na shtypën me furgonin e policisë”, thotë një protestuese.