Basha: Projekti i Unazës, aferë korruptive

Shqipëria

Basha: Projekti i Unazës, aferë korruptive

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 22:58
Lulzim Basha

Lulzim Basha është rikthyer te protesta e banoreve të Unazës së Re, duke kërkuar anulimin e projektit, pasi sipas tij nuk ka synim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por vjedhjen e parave të shqiptarëve.

“Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milion euro është fatura e vjedhjes këtu po të futet dhe përllogaritja e TVSH-së. Vjedhja e dytë që po bëhet është nxjerrja para festave të fundvitit në mes të katër rrugëve e mijëra familjeve vetëm që të mbushet thesi me para i agait të Surrelit”.

Basha i është përgjigjur edhe akuzave që i janë bërë atij për një prej kompanive fituese në këtë projekt, shkruan Tv Klan.

“Hajdutët bëjnë pakte me njëri-tjetrin dhe pastaj thonë se këto janë kompani që kanë bërë tenderë dhe me Lulzim Bashën. Po, Victoria Invest ka pasur një pjesë të pastrimit të bashkisë së Tiranës dhe e ka fituar me garë. Nuk kam përcaktuar unë me kompani fantazmë që I kam detyruar të tërheqin ofertat me çmimin më të lartë, për ta marrë as Victoria Invest dhe askush tjetër. Ky është ndryshimi”.

Më herët, Partia Demokratike publikoi një dokument të datës 14 Nëntor, të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit, që sipas saj provon se kompania Biba X, pjesë e projektit të Unazës së Madhe është nën sekuestro nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Sipas selisë blu, përfshirja e kësaj kompanie në këtë projekt thellon paligjshmërinë e qeverisë me këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat