Braimllari: Rama shkaktari i vetëm i varfërimit të shqiptarëve

Shqipëria

Braimllari: Rama shkaktari i vetëm i varfërimit të shqiptarëve

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:34
Endrit Braimllari

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i pranishëm mbrëmjen e sotme në protestën e Unazës së Re, e cilësoi si terror të Ramës arrestimin e dy protestueve, Kujtim Ylli dhe Romeo Lulla, ndërsa u shpreh i bindur se qëndresa e tyre do të vazhdojë.

Për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, çdo arrestim në këtë protestë është i paligjshëm, sepse sipas tij banorët po mbrojnë të drejtën legjitime të pronës.

Braimllari nuk kursen edhe akuzat për kreun e qeverisë, Edi Ramën, të cilin e  cilëson si shkaktar kryesor të varfërimit të shqiptarëve.  Deputeti i LSI-së, teksa komenton projektin e Unazës së Madhe, e cilëson një aferë të Ramës për  të pastruar paratë e drogës.

 Deklarata e plotë e Braimllarit

Kemi një vendim gjykate për dy të arrestuarit e pak ditëve më parë, si është konceptuar edhe më tutje kjo gjë?

 Është terrori i Edi Ramës mbi këto banorë. Edi Rama po ushtron presione nga më të ndryshmet për të shtypur protestën e banorëve të Unazës së Re, por banorët janë të vendosur për t’i shkuar dert në fund. Janë të vendosur për ta çuar deri në fund sepse i cënohet prona e tyre, të cilën e kanë ndërtuar me gjak në këto 28 vite. Të jeni të bindur që ashtu sikundër ndryshoi vendimin për arrestimin për  z. Ylli, ashtu edhe të gjithë arrestimet e tjera janë të paligjshme. Sepse nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për të drejtën e tij. Nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për pronën që ruhet dhe mbrohet me Kushtetutën e vendit. Edi Rama duhet të distancohet njëherë e më parë nga ky terror sepse shteti, qytetarët nuk mbahen dot në diktatin e terrorit, sepse në këtë diktat nuk i kanë mbajtur dot as diktatorë më të mëdhenj e jo më Edi Rama. Sepse shumë herë më e madhe do të jetë goditja e popullit kundra Edi Ramës.

Edi Rama është shkaktari kryesor i varfërimit të vendit. Edi Rama është shkaktari kryesor i mbushjes së Shqipërisë me kanabis. Tani Edi Rama është kthyer në shkaktarin kryesor të dhunimit të banesave të këtij vendi. E kishim planifikuar muaj më parë që pas gjithë këtyre proceseve që Edi Rama ka ndjekur në vend do vidhej prona e shqiptarëve, dhe sot ka ardhur tek prona e banorëve të Unazës së Re. Edi Rama sot po dhunon pronën e banorëve të Unazës së Re për aferën e tij korruptive të oligarkëve dhe për krimin e organizuar me qëllim që në këtë zonë të pastrojë paratë e pista të drogës. Por ne nuk do ta lejojmë. Do të jemi gjithmonë dhe çdo ditë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re sepse e vlerësojmë protestën e tyre si legjitime. E vlerësojmë protestën e tyre si një e drejtë themelore. Shikoni ku ka arritur Shqipëria.

Sot nuk protestohet më për një ngjarje tjetër. Sot shqiptarët protestojnë për të drejtën themelore të tyre, për pronën. Ndaj jemi të bindur për të vazhduar në rrugën tonë deri në fund. Do te jemi këtu me banorët dhe qytetarët deri në fund. E shikoni që çdo ditë kjo protestë bëhet më masive, e shikoni që çdo ditë e më shumë këto banorë janë edhe më të motivuar. Sepse ata nuk mund të lejojnë Edi Ramën të dhunojë pronën publike. Ka rënë njëherë e përgjithmonë kauza e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste për bashkëqeverisjen me qytetarët. Kemi parë një shoë publik 6 muaj më parë në të gjithë vendet e Shqipërisë, ku thoshte publikisht që në bashkëqeverisim me qytetarët. Ka rënë kjo kauzë. Nuk ka bashkëqeverisje me qytetarët. Sepse po të kishte bashkëqeverisje me qytetarët sot Edi Rama do të bashkëqeveriste me këto qytetarë këtu dhe nuk do sillte këtu deputet për ti përçarë dhe për ti futur në sherr me njeri-tjetrin. Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar dhe  me oligarkinë, ndaj do të marrë një mesazh shumë të qartë jo vetëm nga qytetarët  e Tiranës por anë e mbanë vendit. Ne jemi të vendosur për të qenë këtu dhe jemi të vendosur për të qenë gjithmonë në mbështetje të kësaj proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat