Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, Basha: Arta Marku është fshehur poshtë tavolinës

Shqipëria

Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, Basha: Arta Marku është fshehur poshtë tavolinës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 17:57
Lulzim Basha

Pavarësisht të ftohtit dhe punëve që tashmë kanë nisur për hapjen e rrugës për projektin e Unazës së Madhe, në zonën e Astirit protestohet edhe këtë dielë.

Në protestën e cila po kap zgjatjen e një muaji, merrnin pjesë dhe deputetë të opozitës, përfshi dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili gjatë një prononcimi për median u shpreh se Rama po i grabit pronën qytetarëve të Astirit me një megavjedhje. Basha ka hedhur akuza në drejtim dhe të kryeprokurores Arta Marku.

Basha: Agai i Surrelit po grabit një shumë astronomike. Media të hetojë dhe të bëjë transparencë. Dënoj dhunën e ushtruar mbi gazetarët dhe kameramanët. Dje qytetarët u provokuan, u shoqëruan 5 qytetarë me urdhër politikë. Ndërkohë që media u dhunua. Kjo është autopsia e regjimit të Rilindjes. Këtu kryhen vepra penale ndërsa kryeprokurorja Arta Marku rri poshtë tavolinës. Tenderi korruptim, po grabiten miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat