Hapet në Gjilan qendra për promovimin e vlerave “The Bridge”

Shqipëria

Hapet në Gjilan qendra për promovimin e vlerave “The Bridge”

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 18:41
Gjilan

Në Gjilan është hapur qendra “The Bridge”, e cila do të promovojë vlera dhe do të shërbejë si model i vullnetarizmit në komunë dhe më gjerë.

Ron Ramsey, drejtor i OJQ AGAPE, the me këtë rast se beson që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, feja ose përkatësia etnike, janë të dashur në mënyrë të barabartë nga Perëndia ynë i cili i krijoi ata.

“Ne besojmë në ndërtimin e urave për të shpresuar, sepse njerëzit janë të vlefshëm dhe që jetët e transformuara rivendosin komunitetet", tha ai.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka thënë se përmes aktiviteteve Qendra “The Bridge” do të kontribuojë në fusha të ndryshme të zhvillimit si arsim, shëndetësi, ambient etj.

“The Bridge” është pjesë e OJQ AGAPE, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim.

Nëpërmjet AGAPE, ofrohen programe cilësore si kurse të gjuhës angleze, zhvillimin e karrierës, biznesit, këshillim për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme, së bashku me trajnime dhe seminare të tjera të dëshiruara nga komuniteti rreth nesh.

Ndryshe, “The Bridge” gjendet në Kompleksin “Fitorja” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat