Prokurori italian e thotë hapur: Bandat shqiptare, mafia e të ardhmes - Bota Sot
Prokurori italian e thotë hapur: Bandat shqiptare, mafia e të ardhmes

Shqipëria

Prokurori italian e thotë hapur: Bandat shqiptare, mafia e të ardhmes

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Nicola Gratteri

Prokurori italian, Nicola Gratteri, prej vitit 2016 është në krye të Departamentit të Antimafias italiane të Katanzaros në rajonin e Kalabrisë.

Prej vitit 1989, ai është nën mbrojtjen e shtetit dhe në linjën e parë të luftës kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kreu i antimafias kalabreze shprehet se tashmë edhe mafia shqiptare renditet tek ato më të fuqishmet.

Nicola Gratteri: Mafia shqiptare është një mafia gjithnjë e në zhvillim në Europë dhe do të jetë mafia e së ardhmes. Mafia shqiptare po shtrihet gjithnjë e më shumë në Amerikën e Jugut. Në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta është e aftë të importojë sasi të mëdha kokaine në Europë. Mafia shqiptare është gjithashtu mjaft e pranishme në prodhimin e marijuanës dhe tonelata marijuanë të trafikuara nga Shqipëria po pushtojnë Europën. E ne jemi shumë të shqetësuar.

Prokurori i Antimafias italiane shpreh shqetësimin e tij dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Ajo çka vëmë re është se për fat të keq sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe lufta e policisë shqiptare në këtë drejtim është pak e butë. Ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Shikojmë një sistem drejtësie majft të ngadaltë e jo në të njëjtin dimension me aktivitetin kriminal që ekziston në Shqipëri.

Por a investon mafia shqiptare në Itali?

Nicola Gratteri: Është e dukshme se mafiet e huaja që shesin drogë në Europë investojnë paratë e tyre e përfitimet nga aktiviteti kriminal në Europë dhe mafia shqiptare nuk bën përjashtim. Ne mendojmë se mafia shqiptare po investon dhe po blen në Europë.

Prokurori italian shton se ka të dhëna që pjestarë të Ndraghetës strehohen në Shqipëri.

Nicola Gratteri: Po ka ndranghetistë që fshihen në Shqipëri. Shkojnë në Shqipëri për aferat e tyre kriminale e rrinë të qetë sepse është më e lehtë për t'u fshehur në Shqipëri si persona në kërkim sesa në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...