Anija shqiptare “Lissus” shpëton 84 emigrantë në Egje

Shqipëria

Anija shqiptare “Lissus” shpëton 84 emigrantë në Egje

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Tetëdhjetë e katër refugjatë janë shpëtuar në detin “Egje” nga anija shqiptare “Lissus”. Emigrantët nga Lindja e Mesme ishin të ndarë në dy gomone.

Operacioni i parë për shpëtimin e tyre u krye mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:35, kurse i dytë sot në orën 10:25. Në gomonen e parë ndodheshin 39 persona në bord, nga të cilët 31 palestinezë dhe 8 sirianë, shkruan Tv Klan.

Kurse në gomonen e dytë ndodheshin 45 persona, mes të cilëve 9 fëmijë dhe 5 gra. Operacionet për shpëtimin e tyre u realizuan me sukses. Refugjatët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat