“M’u hiq, nuk dua të të shoh me sy”. Babai përplaset me vajzën

Shqipëria

“M’u hiq, nuk dua të të shoh me sy”. Babai përplaset me vajzën

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 00:31
Pamje nga emisioni

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” i pranishëm ishte Altini nga Pogradeci.

Ai ka një problem të ashpër me vajzën, e cila ka pasur një lidhje jashtë martesore me të cilin ka dhe një fëmijë. Ky i fundit është “molla e sherrit” mes babait dhe vajzës.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është historia?

Altini: Zonja Eni të falenderoj jashtë mase, ti je Perëndia, Zoti i madh. Kam besim vetëm tek ty.

Më pas në studio vjen Fatbjola dhe kërkonte që ta shoqëronte zonja Eni. Altini na tregoi se ka 6 muaj që nuk e ka parë vajzën e tij, pasi nuk flasin.

“Kam 6 muaj që nuk e kam parë, kisha frikë se mos me fuste në burg”.

Altini: Ajo është plaga ime. Ajo e di sa më digjet shpirti mua, pasi ka fëmijë vetë. Të kam rritur një kilogram mish.

Fatbjola: Nuk kam nevojë, për këto lotë krokodili, kur më doje kaq shumë, pse më përzure? Largoju, qëndro atje…

Altini: Vdektë babi për ty. Të keqen babi…

Altini afrohet afër vajzës së tij, por ajo i lutet që të largohet.

Fatbjola: E kam parë vetë më sytë e mi. Shko atje.

Altini: Mos u merr me gënjeshtarë që të kanë dërguar…

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur, sepse mua më është dashur shumë punë ta sjell Fatbiolën këtu?Ju lutem ta themi gjithçka në këtë seancë.

Altini: Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha. Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim Pogradec.

Fatbjola: Unë kam ikur vetë nga shtëpia, nuk kam ikur me tre persona. Përse më ke thirrur këtu?

Altini: Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tënd.

Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.

Altini: Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…

Fatbjola: Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.

Eni Çobani: Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?

Fatbjola: Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.

Eni Çobani: Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?

Fatbjola: E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.

Altini: Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.

Fatbjola: Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.

Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.

Fatbjola: Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.

Altini: Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi dhe u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.

Fatbjola: I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.

Eni Çobani: Ju thatë që nuk keni nevojë për babai. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?

Fatbjola: Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…

Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur.

Pjesa e dyte e debatit

Altini: Unë dua që vajza të vijë dhe shtëpi dhe të nxjerrë në dritë se kush është babai i fëmijës.

Ardit Gjebrea: Pse ka frikë vajza juaj të thotë emrin e babait të fëmijës?

Altini: Nuk e di, është e dhunuar nga policia, pasi ai ka 9 muaj që i ka marrë shpirtin vajzës time.

Ardit Gjebrea: Po ç’lidhje ka policia, pse mendon se ajo i ka bërë presion Fatbjolës?

Altini: Kam dërguar vajzën të bënte kallëzim, por policia më tha se nuk kam bërë kallëzim.

Ardit Gjebrea: Vajza të ka thënë që e kanë dhunuar?

Altini: Nuk më ka thënë, por unë e shikoj që ajo është e dhunuar.

Ardit Gjebrea: Pse e kërkon ti këtë gjë?

Altini: Dua që të ketë të drejtë fëmija, të ketë emrin e babait.

Eni Çobani: Ju jeni prindi i Fatbjolës, por prindi i fëmijës është ajo. Ju sot keni ardhur me dëshirën e mirë për tu bashkuar me vajzën tuaj. Më pas kërkesat e tjera ligjore që janë të drejta legjitime të nënës së fëmijës, ju nuk mund ti merrni mbi vete dhe të shkoni tek institucionet dhe ti kërkoni ju. Duhet të bindni vajzën tuaj nëse ajo dëshiron, pasi është madhore, ka sjellë në jetë me dëshirë, me vullnetin e saj një fëmijë dhe i takon asaj të nxjerrë emrin e babait, ti vendose mbiemrin e saj dhe njëkohësisht të drejtat ligjore nga babai i fëmijës duhet t’ja kërkojë vajza juaj. Unë e kuptoj që ju keni dhimbje dhe i drejtoheni vajzës hajde të diskutojmë për ta mbështetur dhe ndihmuar.

Eni Çobani: Ju keni marrë përsipër të ndani shtëpinë tuaj? Çfarë i keni dhënë vajzës suaj?

Altini: Kisha dy thasë miell një ja dhashë asaj, dy shishe vaj, njërën ja dhashë asaj.

Fatbjola: Janë gënjeshtra, më linte pa bukë. Djalin ma linte pa qumësht, nuk me jepte sheqer për qumështin. Djalin tim nuk ke për ta parë me sy.

Eni Çobani: Altin, pse kërkoni me insistim ta shikoni fëmijën?

Altini: E kam nip…

Fatbjola: Ky do të më marri djalin…

Eni Çobani: Ju gjithë kërkesat po i bëni për djalin…Dhe ajo që më habiti ishte një fakt që ju jeni i interesuar për djalin, si një baba që nuk ke pasur djalë.Ajo ka dyshim se ti do ti marrësh djalin dhe ajo ka frikë nga kjo gjë. A është e vërtetë se ju doni ti merrnin djalin.

Fatbjola: Janë të gjitha shtirje, ai do të marri djalin. Ai më ka lënë pa ngrënë, pa pirë.

Altini: Bebelinat unë ti blija, kam lënë 1 milion e 200 mijë Lekë në maternitet.

Fatbjola: Kur i pihej djalit qumësht shkoja e merrja fshehur.

Altini: Ike vetëm, nuk të përzura unë…

Fatbjola: Mami nuk ka dashur të ikja, ajo ka qarë. Ky nuk donte t’ja dinte për mua.

Altini: Para plumbit përgjigjem unë… kjo gënjen.

Fatbjola: I ati i djalit përgjigjet për fëmijën…Nuk dua të vuajë djali im siç kam vuajtur unë. Ai të rreh, nuk dua të shkoj tek ai.

Altini: Ja ku është Perëndia im…

Eni Çobani: Pse ke ikur nga shtëpia? Na trego, ke pasur dhunë fizike?

Fatbjola: Më perzuri, më tha o ik nga shtëpia, o do e djeg shtëpinë…

Altini: Babi nuk të përzë, mua më digjet shpirti. Unë me ty e kam jetën…

Fatbjola: Ti nuk je baba, edhe në spital kështu ke bërë… nuk të besoj…

Ardit Gjebrea: Zonja Eni si mund ta zgjidhim…

Eni Çobani: Unë mendova se do arrinim brenda një seance ta gjenim gjuhën e përbashkëta, por Altini me Fatbjolën e kanë të pamundur.

Fatbjola: Më ka thënë se do të ta marr djalin…

Eni Çobani: Djalin nuk ta merr se ai është i joti. Sikundër ti si nënë do djalin tënd, duhet të shikosh dhe dashurinë e prindërve të tu, sepse ti ke ardhur në jetë nga këta prindër. Nuk mund ti mohosh prindërti. Unë e kuptoj që ju jeni ende të tensionuar. Do ju takoj dhe me vonë.

Fatbjola: Përse i thoje kopil… ik se nuk të duroj dot. Zonja Eni kështu ka bërë dhe ne spital.

Eni Çobani: Një prind që të do bën kështu, një prind tjetër nuk bën. Se ora po mbaron çfarë kërkese kë për vajzën tende, a do bashkohesh me vajzën tënde?

Edhe publiku i kërkoi Fatbjolës që të reflektojë.

Eni Çobani: Ne nuk mund t’ia imponojmë një vajze të qëndrojë me prindërit, por dashura e prindërve është e pazëvendësueshme. Unë të flas, si prind, si vajzë, si nënë ta shikosh me shumë kujdes marrëdhënien tënde me prindërit. Besomë që në këtë moment nëna jote është duke qarë. Unë do të isha e lumtur nëse do më thoje që unë do rishikoj marrëdhënien tënde me babain dhe nënën.

Por Fatbjola nuk pranoi të bashkohet me babain, ajo tha se nuk e donte babain.

“Unë nuk e dua babain…”

Prindërit i ka rënë për pjesë të luftojë gjithë jetën për fëmijën dhe Altini tha se do luftojë deri në ditën e fundit të jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat