Korçë, policia ndalon 6 emigrantë të paligjshëm

Shqipëria

Korçë, policia ndalon 6 emigrantë të paligjshëm

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:49
Emigrantët, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë

Policia Kufitare ka mundur të ndalojë 6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Emigrantët, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”. Katër prej tyre ishin gra dhe dy burra.

Policia i shoqëroi ata për në Spitalin e Bilishtit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa pas marrjes së deklarimeve të tyre, do t’i nisë ata drejt Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat