'Antimafia italiane pohoi atë që thamë: Bosi është Edi Rama'

Shqipëria

'Antimafia italiane pohoi atë që thamë: Bosi është Edi Rama'

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:51
Endrit Brahimllari

Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI mbështet deklaratën e fundit të kreut të Antimafias Italiane për mafian shqiptare dhe e thekson konkluzionin e nxjerrë prej kohësh nga opozita në Shqipëri se ajo “është fuqizuar me urdhër politik dhe bosi që drejton trafikun është vetë Edi Rama.”

“Deklarata e Prokurorit të Antimafias Italiane mbi fuqizimin e mafias shqiptare vërteton atë çka ne kemi thënë prej kohësh, - shkruan Brahimllari sot. -  Edi Rama e ka kthyer vendin në trafikun e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.

Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik të Edi Ramës. Edi Rama përkrahu dhe frymëzoi grupet kriminale në vend duke i fuqizuar dhe forcuar jo vetëm nga ana monetare por dhe duke i siguruar suportin shtetëror.

Kemi denoncuar prej kohës trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, fuqizimin e grupeve kriminale me suportin e drejtpërdrejt të Edi Ramës.

Radarët të cilët monitoronin vijën bregdetare fikeshin dhe ndizeshin nga grupet kriminale me urdhër politik të Edi Ramës.

Kapërcimi i sigurisë së kufijve nga grupet kriminale bëhet me urdhër të Edi Ramës i cili vendosi ish- Ministrin e tij të Brendshëm dhe gjithë Policinë e Shtetit në funksion të organizatave kriminale në vend.

Mafia shqiptare është fuqizuar me urdhër politik dhe bosi që drejton trafikun është vetë Edi Rama.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat