Kryemadhi takohet me ambasadoren e Kinës

Shqipëria

Kryemadhi takohet me ambasadoren e Kinës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Pamje nga takimi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Ambasadoren Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu me rastin e largimit të saj nga Shqipëria.

Gjatë këtij takimi Kryemadhi e falënderoi Ambasadoren e Kinës për rolin e saj shumë aktiv në gjallërimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë.

Kryemadhi gjithashtu nënvizoi që këto marrëdhënie janë të një rëndësie shumë të veçantë duke pasur në konsideratë rolin tepër të rëndësishëm të Kinës në botë, të modelit të saj shumë të suksesshëm të zhvillimit ekonomik si dhe të ndjenjave të miqësisë së hershme që ka lidhur dy vendet.

Gjithashtu ajo theksoi se shumë mundësi dhe oportunitete për një bashkëpunim më intensiv mes Kinës e Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar dhe për këtë arsye nuk ka më kohë për të humbur që këto marrëdhënie të ecin me shpejtësi përpara për të mirën në radhë të parë të Shqipërisë dhe veçanërisht të zhvillimit ekonomik të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat