Deputeti socialist ia “plas” në sy Ramës: Ke 800 veta që paguhen sa dyfishi i pagës tënde

Shqipëria

Deputeti socialist ia “plas” në sy Ramës: Ke 800 veta që paguhen sa dyfishi i pagës tënde

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Deputeti socialist ia “plas” në sy Ramës: Ke 800 veta që paguhen sa dyfishi i pagës tënde

Gjatë seancës së sotme plenare ku u miratua projektbuxheti i vitit 2019, deputeti i PS-së Bashkim Fino i tha kryeministrit Rama e kryetarit të Kuvendit se janë 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tyre.

Fino ka kundërshtuar nenin 12 të këtij pr/buxheti i cili sipas qeverisë përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë.

"Votova kundër nenit 12 sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave.

Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së Presidentit e Kryeministrit.

Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit dhe ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht  një nen të tillë në buxhetin e shtetit", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat