A mund të vetërregullohet media në Shqipëri, Aleksandër Çipa flet në “Top Talk”

Shqipëria

A mund të vetërregullohet media në Shqipëri, Aleksandër Çipa flet në “Top Talk”

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Aleksandër Çipa

Kryeministri Rama ka ndërmarrë kohët e fundit edhe një nismë për rregulluar mediat në vend, kryesisht ato online, duke prezantuar edhe një paketë antishpifje, ku një ditë më parë paralajmëroi edhe gjoba.

Për të diskutuar rreth kësaj problematike në studion e “Top Talk” ka qenë kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.

Për këtë të fundit 27 vitet e post komunizmit nuk ka qenë një provë vetërregulluese, por ka pasur elementë të vetërregullimit. Ai shton se ajo çfarë nga mungon është ngritja e institucioneve vetërregulluese ekzekutive.

“Mund të kemi një këshillë të etikës. i cili ekziston por duhet të jetë një organizatë që të ketë mekanizëm veprues. Të kemi borde që të kryejnë penalitete në raste shkeljesh”, u shpreh Çipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat