Personat me aftësi ndryshe, bashkia Shkodër organizon aktivitete për 3 Dhjetorin

Shqipëria

Personat me aftësi ndryshe, bashkia Shkodër organizon aktivitete për 3 Dhjetorin

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 22:42
Shkodër

Në Qendrën e Zhvillimit të bashkisë së Shkodrës është festuar sot 3 Dhjetori, dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe. Fillimisht, mediat kanë patur mundësi të shohin nga afër ndryshimet pozitive të Qendrës në 3 vitet e fundit, duke krijuar standarde të reja për banorët e saj dhe stafin.

Në një fjalë përshëndetëse, kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi ka falënderuar stafin për përkushtimin e treguar, donatorët për mbështetjen e vazhdueshme, teksa ka premtuar se institucioni që drejton do të punojë vazhdimisht për përmirësimin e kushteve.

Mesazhi tjetër i Ademit ishte për bashkëqytetarët e sidomos të rinjtë, duke i ftuar të qëndrojnë pranë fëmijëve e të rinjve të Qendrës, si mënyra më e mirë për integrimin e tyre në shoqëri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat