Veliaj kërkon vendin e Ramës? Majko shkrihet së qeshuri: “Oh! Please!”

Shqipëria

Veliaj kërkon vendin e Ramës? Majko shkrihet së qeshuri: “Oh! Please!”

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:06
Erjon Velijaj

Tashmë dihet dhe nuk është më e fshehtë se lufta brenda PS-së ka plasur fort ku kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kërkon të marrë kreun e Partisë Socialiste duke zbritur nga froni kryeministrin Edi Rama.

Disa e mendojnë si një rotacion brenda PS ashtu siç ndodh kur Rama rrëzoi Nanon.

I ftuar në Neës24 në emisionin e Adi Krastës, Pandeli Mjako ka folur për rivalitetin në selinë rozë dhe ambiciet e Erion Veliajt për të pasuar Ramën në krye të partisë. Madje sipas Krastës, Veliaj po e “rrezikon” Ramën pasi kërkon që t’i zërë vendin.

“Mendon se Veliaj do të kërkojë të zërë vendin Ramës duke qenë Rama në krye të vendit? Oh please!! Nuk ndodh”, – tha Majko duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat