Të zhdukurit e Vlorës, Breçani: Duhet të infiltrohen agjentë, policia s’ka fuqi monetare

Shqipëria

Të zhdukurit e Vlorës, Breçani: Duhet të infiltrohen agjentë, policia s’ka fuqi monetare

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:23
Erzen Breçani

“Të zhdukur pa lënë gjurmë” ishte tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua për të zhdukurit në qytetin e Vlorës.

Ish-zv/drejtori i rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani ngriti shqetësimin e parandalimit të këtyre ngjarjeve kriminale. Breçani u shpreh se agjentë të policisë duhet të infiltrohen brenda grupeve të krimit të organizuar në mënyrë që të jenë në gjendje të zbardhin veprimtaritë kriminale.

“Këto kanë kaluar në krim të organizuar kur kanë kapur prokurorë, politikanë. Nuk shoihim njëerëz të infiltruar të Policisë së Shtetit në këto grupe kriminale që të bëjnë dokumentimin e gjërave. Vitin e fundit kemi parë një zgjim të Policisë së Shtetit për goditjen e grupeve kriminale”, u shpreh ai.

Erzen Breçani theksoi gjithashtu se grupet kriminale kanë fuqi të madhe ekonomike dhe nuk është e lehtë për t’i luftuar, sidomos kur hasin në një dobësi financiare të Policisë së Shtetit.

“Punonjës të Policisë së Shtetit, të vazhgimit, nuk kanë fuqi vlera monetare, nuk shpërblehen“, deklaroi Breçani.

Ndërkohë gazetari dhe kryeredaktori i televizionit Klan Plus, Mentor Kikia e konsideron këtë situatë alarmante, pasi ngjarjet e fundit kriminale duhet të ishin një këmbanë alarmi për policinë.

“Tre ngjarjet e fundit, dy rrëmbime dhe dy vrasje të ndodhur së fundmi në Durrës, ishin informacione të pastra për policinë që duhet të ishin minimumi parandaluar. Këta njerëz që janë në shënjestër të krimit, këta janë lënë tërësisht të lirë. Është e paimagjinueshme që strukturat e policisë kriminale mos kenë informacion”, u shpreh Mentor Kikia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat