Të zhdukurit e Vlorës, Manjani: Pasojë e kanabizimit të vendit

Shqipëria

Të zhdukurit e Vlorës, Manjani: Pasojë e kanabizimit të vendit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:24
Ylli Manjani

Të zhdukurit e Vlorës, 80 persona për të cilët nuk ka as nam e as nishan, ndërkohë që shteti hesht, do të jenë argumenti kryesor i diskutimit sonte në emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel.

Ylli Manjani, i ftuar në studio, deklaroi se nuk habitet aspak nga gjetjet e emisionit Top Story.

“Nuk është asgjë e papritur. Gjithë ai trafik droge çon në larje hesapesh e zhdukje personash. Kanabizimi i vendit bëri që të gjithë të merreshin me këtë punë dhe të krijoheshin borxhe. Nuk shkon dot në gjykatë e të kërkosh që dikush nuk të ka dhënë lekët e drogës, ka gjykatë tjetër ajo punë”, tha Manjani.

“Duhet të kuptojmë që fenomenet informale, sidomos ato që kanë të bëjnë me drogën, kështu përfundojnë”, shtoi ish-ministri i Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat