E goditën në kokë e më pas e hodhën në det, shqiptari pranon vrasjen e vajzës greke

Shqipëria

E goditën në kokë e më pas e hodhën në det, shqiptari pranon vrasjen e vajzës greke

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 09:58
Eleni Tupaludhi

Një 19 vjeçar shqiptar së bashku me mikun e tij grek, një tjetër djalë në moshë të re, kanë pranuar vrasjen mizore të një vajzë greke, shtetases Eleni Tupaludhi.

Ngjarja makabre ndodhi më datë 28 nëntor në ishullin grek të Rodhosit. Dy të rinjtë kanë pranuar se kanë qenë ata që e kanë marrë nga shtëpia e saj studenten dhe pasi e kanë dërguar në njërën prej shtëpive të tyre kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale. E reja ka refuzuar e më pas është qëlluar në kokë me një armë të ftohtë.

Të rinjtë kanë kujtuar se 21 vjeçarja ka vdekur dhe në mënyrë që incidenti të dukej aksidental, e kanë hedhur trupin e saj nga shkëmbinjtë në det.

Trupi i pajetë i Eleni Tupaludhit u gjet më 28 nëntor. Nga autopsia ka rezultuar se e reja ka vdekur pikërisht për shkak të ujit, 21 vjeçarja është mbytur ndërsa goditja që ka marrë në kokë nuk ka qenë fatale por ka rezultuar në humbjen e ndjenjave.

Në dëshmitë e tyre, dy të rinjtë i hedhin fajin njëri- tjetrit në lidhje me aktin e shëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat