Tabaku: Në Francë tërhiqet qeveria, Rama u sherben atyre me të cilët ndan paratë publike

Shqipëria

Tabaku: Në Francë tërhiqet qeveria, Rama u sherben atyre me të cilët ndan paratë publike

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:16
Jorida  Tabaku

Deputetja demokrate Jorida  Tabaku në një shenim në faqen e saj në facebook ka bërë një përngjasim në mes të qevërisë franceze e cila u tërhoq pas protestave të qytetarëve të saj dhe qeverisë shqiptare që vijon me këmbëngulje dhe dhunë të Prioshë banësta e qytetarëve.

“Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare”, shkruan Tabaku duke shtuar se “të drejtat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar”.

“Ky kryeministër njeh për miq dhe aleatë vetëm ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit” shkruan Tabaku.

Ja postimi i plotë i deputetes demorate:
 
Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare.

Pas javesh të mbushura me përleshje qeveria franceze ka marrë sot vendimin për të pezulluar rritjen e taksës se karburantit. Ishte kjo taksë që do të rriste çmimin e naftës e për rrjedhojë të të gjitha produkteve në Francë. Qeveria dhe vetë presidenti Macron reflektuan duke e pezulluar rritjen që do të niste në janar 2019.

Ndryshe nga qeveria një qeveri demokratike, kryeministri Rama që udhëheq një qeveri gati totalitare, vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh. i kapur në ethet e pushtetit absolut ai ka refuzuar të dëgjojë banorët e lë më pastaj të tërhiqet nga veprimi i tij.

Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetem ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit.

Të drejtat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat