E rëndë në Kuçovë: i rrëmbejnë kushurin, 25-vjeçari i ngul thikën njërit prej pengmarrësve

Shqipëria

E rëndë në Kuçovë: i rrëmbejnë kushurin, 25-vjeçari i ngul thikën njërit prej pengmarrësve

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:28
Foto

Një ngjarje dramatike në Kuçovë ka evoluar edhe më dhe për pak ka përfunduar në vrasje. Një 25-vjeçar do të kishte ndërruar jetë nëse Policia nuk do të ndërhynte në kohë për të shuar sherrin, që buronte nga një hakmarrje e vjetër.

Historia kishte nisur kohë më parë, kur tre persona, E.K, 29 vjeç, A.K, 17 vjeç dhe Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë do të rrëmbenin një 18-vjeçar.

Por, kushuriri i viktimës, që u rrëmbye nuk e ka lënë hakun pa marrë: ai ka tentuar ta vrasë me thikë më të madhin e grupit të pengmarrësve, 25-vjeçarin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ai kishte bashkëpunuar me dy adoleshentët në krim.

Policia e Komisariatit Kuçovë, sapo mori njoftimin, organizoi punën dhe arrestoi në kohë rekord autorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për autorin e sulmit me thikë, F.B, për veprën penale: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe ”Moskallzim i krimit”, ndërsa për tre bashkëpunëtorët në rrëmbim,  E.K, A.K dhe Sh.P, u ngrit akuza: "Moskallëzim krimi" dhe "Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat