Ambasada Amerikane mbyllet të mërkurën!

Shqipëria

Ambasada Amerikane mbyllet të mërkurën!

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:40
Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur ditën e mërkurë dhe kjo në nderim të ditës kombëtare të zisë për ish-presidentin George H.W. Bush.

Njoftimi është bërë edhe në faqen zyrtare të ambasadës ku shkruhet se gjithçka do t’i kthehet normalitetit ditën e enjte, më 6 dhjetor.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

 Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur nesër, e mërkurë, 5 dhjetor, në nderim të Ditës Kombëtare të Zisë për Presidentin George H.W. Bush.

Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion. Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat