Rama në Zagreb: Akuzat e Beogradit nuk i kuptoj serbisht por kroatisht

Shqipëria

Rama në Zagreb: Akuzat e Beogradit nuk i kuptoj serbisht por kroatisht

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:04
Edi Rama dhe Andrej Plenkoviç

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, Edi Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve vendas edhe për akuzat e Beogradit sa i takon “Shqipërisë së Madhe”.

Duke ironizuar sulmet që vijnë nga politika dhe medias serbe, shefi i qeverisë shqiptare tha se akuzat e Beogradit nuk i kupton serbisht, por kroatisht. Ndërsa lidhur me taksën 100% të Kosovës për produktet serbe, Rama tha se është vendim politik përballë agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pyetje nga gazetarët: Beogradi ju akuzon si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e Madhe…
Edi Rama:
Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta eveidente.

Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat