UKT finalizon një tjetër investim

Shqipëria

UKT finalizon një tjetër investim

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:34
Pamje nga punimet

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) vijon investimet për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm në të gjithë kryeqytetin.

UKT bën me dije se kësaj here ka finalizuar shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit për banorët e zonës në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë, duke furnizuar me ujë të pijshëm dhe cilësor këtë zonë.

Në të gjithë Tiranën, UKT është kryer një sërë punimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, duke kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin ku është ndërhyrë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat