Marrëveshja e detit, presidenti grek: Nuk ka BE për Shqipërinë

Shqipëria

Marrëveshja e detit, presidenti grek: Nuk ka BE për Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 06:58
Presidenti i Greqisë Prokops Pavlopulos

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka hedhur sonte ‘benzinë zjarrit’.

Duke folur në darkën e organizuar në Athinë në nder të presidenti të Sllovenisë, Pavlopulos ka folur veçanërisht për Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë.

Ai është shprehur se ligjet evropiane janë detyruese edh për këto shtete.

Duke folur për Shqipërinë, Prokopis Pavlopulos ka vënë theksin në marrëveshjen e detit.

Sipas tij, nëse kjo marrëveshje dështon, atëherë Greqia do të pengojë rrugën e Shqipërisë në integrimin drejt BE.

Ndryshe nga deklaratat e bëra nga qeveria shqiptare, Pavlopulos sonte ka folur hapur dhe duke kërcënuar se nëse Shqipëria nuk firmos marrëveshjen që i shet detin Greqisë, atëherë vendi fqinj do të bëhet pengesë e jona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat