Kroaci, kryeministri Rama takon presidenten Kitaroviç

Shqipëria

Kroaci, kryeministri Rama takon presidenten Kitaroviç

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:08
Rama takon presidenten Kitaroviç

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit sot në takim nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Së bashku me delegacionin që e shoqëron në Kroaci, kryeministri pati bisedime me palën kroate.

Kryeministri Rama ndodhet në Kroaci në kuadër të Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Evropës qendrore, që zhvilloi punimet në datat 3-4 dhjetor në Zagreb të Kroacisë.

Një ditë më herët, Rama u prit nga homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, me një ceremoni zyrtare. Pas takimit, palët nënshkruan edhe një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat