Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Meta: Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurte

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Meta: Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurte

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 13:23
Ilir Meta foli sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit për procesin e dhurimit të gjakut

Kreu i Shtetit, Ilir Meta foli sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit për procesin e dhurimit të gjakut.

Sipas tij ky është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish.

Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat