Vasili: "Venecia" konfirmon vettingun e politikanëve

Shqipëria

Vasili: "Venecia" konfirmon vettingun e politikanëve

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:14
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thekson se Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin.

Komisioni i Venecias konfirmon qarte e zeza mbi te bardhe qe krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bere qe qytetaret te humbasin besimin te institucionet dhe nevoja per veting të politikës është plotësisht legjitime.

Megjithatë për te mos u lene shkas perkthyesve bajate te qeverise nga shqipja ne shqip,qe te shtrembërojnë të vërtetat, po ju sjell ç'thonë ekspertët e Venecias ne ligjerate te drejte:

"Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se:“Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. 

Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.

"Skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat