“Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”. Në Top Story, profili i ish-ministrit që nga komunizmi

Shqipëria

“Dritëhijet e Fatmir Xhafajt”. Në Top Story, profili i ish-ministrit që nga komunizmi

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:26
Fatmir Xhafaj

Top Story sonte në mbrëmje duke iu referuar dokumentave dhe pamjeve ekskluzive, sjell një profil të ish-ministrit të Brendshem, Fatmir Xhafaj, që nga periudha e komunizmit e deri më sot.

Top Story ka zbuluar detaje të pathëna për të kaluarën e Xhafajt, në kohën kur ai ishte hetues.

Gjithashtu, në emision do të trajtohet e gjithë karriera politike e Xhafajt në demokraci, uljet dhe ngritjet, përplasjet dhe prapaskenat.

Klanet që u krijuan në Partinë Socialiste dhe si u largua si ministër i Brendshëm janë të tjera detaje që do të trajtohen në emision.

“Zoti Xhafaj e ka treguar se edhe kur nuk e kishte mirë me Nanon, e kishte mirë me Ruçin; edhe kur nuk e kishte mirë me Ruçin, e kishte mirë me Ramën. Tani që nuk e ka mirë me Ramën, do e ketë me Veliajn”, thotë Marko Bello.

Top Story është fokusuar edhe tek skeda e pasurisë së Xhafajt dhe familjarëve të tij. Për herë të parë do të publikohen prova se si kanë përfituar miliarda lekë të afërmit e ish-ministrit të Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat