Profesori Bytyçi i del në krah studentëve protestues: Vetëm ju mund ta mbroni Shqipërinë, madje edhe Kosovën

Shqipëria

Profesori Bytyçi i del në krah studentëve protestues: Vetëm ju mund ta mbroni Shqipërinë, madje edhe Kosovën

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Enver Bytyçi

Pas protestës së mbajtur nga studentët në Shqipëri, profesori i njohur shqiptar, Enver Bytyçi ka dal publikisht në përkrahje të tyre. Po ashtu, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do t`u bashkëngjitet studentëve dhe ka kërkuar nga profesorë  e tjerë t'u bashkohen studenteve, pavarësisht bindjeve politike.

Postimit i dytë  në Facebook:

Ne keto 45 minuta, qe kur postova statusin ne solidarizim te protestes se studenteve, kam marre dhjetra ftesa per te qene pjese e protestes. Sigurisht qe do te jem me studentet e mij te mrekullueshem, te cilet kur kane aplikuar per studime kane enderruar me te miren. Por qe tani shohin se enderra po ju keputet ne mes!

Jam e do te jem me ju te dashur studente! E nderkohe i ftoj te gjithe koleget e mij t'u bashkohen studenteve, pavaresisht bindjeve politike, dasive e diferencave qe kemi! Shqiperia vlen me shume se dasite tona!

Rrofte Shqiperia, zoti i bekofte shqiptaret!

Postimi i parë:

Lexova ne rrjetet sociale se neser ora 11.00 studentet e Universitetit te Durresit do te jene ne Proteste.

Si profesor i juaji, i bindur se vendi po shkon drejt humneres se projektuar nga qeverisja e keqe, u bej thirrje studenteve te ketij universiteti te ngrihen e te bashkuar t'ia kthejne shpresen Shqiperise dhe shqiptareve!

Vetem ju mund ta mbroni Shqiperine, madje edhe Kosoven!

Vetem ju mund ta ndani kete vend nga Lindja, duke i dhene fund nje qeverisjeje te korruptuar, kriminale dhe mafioze!

Ju mund te protestoni per tarifat dhe taksat, por ju keni njemije aresye te tjera per proteste te pandalshme! Juve dhe ne na kane perbuzur ne ekstrem, madje po na poshtrojne cdo dite!

Ju keni energjine, forcen, vullnetin, dliresine per te sjelle ndryshimin ne kete vend! Ju keni idealin e lirise, prandaj nuk pranoni te nderroni te ardhmen tuaj e te vendit tone me kompromiset e politikes ditore!

Ju jeni e ardhmja, prandaj nuk ju mban peng e sotmja! Ju keni gjithmone te drejte, sepse nuk ka ndodh ndonjehere qe rinia e studentet te mos kene te drejte!

Fitorja eshte me ju, sepse nuk ka ndodh ndonjehere qe rinia e studentet te mposhten!

Ju keni aftesine qe ta mposhtni te keqen e madhe qe e ka zene kete vend!

Bejeni historine se e ardhmja do t'ju shperbleje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat