Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, homazhe për presidentin e ndjerë George H.W. Bush

Shqipëria

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, homazhe për presidentin e ndjerë George H.W. Bush

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:29
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, homazhe për presidentin e ndjerë George H.W. Bush

Amerika sot është në ditë zie në nderim të presidentit të 41-të të SHBA George H.W. Bush. Funerali shtetëror u zhvillua në Katedralen e Washington DC dhe ka mbledhur ish-presidentë amerikan dhe figura të njohura nga jeta politike e vendit por edhe zyrtarë të diplomacisë. E pranishme në ceremoni ishte edhe Ambasadorja Shqiptare në SHBA, Floreta Faber. 

Ambasadorja jonë në Washington është takuar me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton së bashku me ish-zonjën e parë dhe ish-sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Ambasadorja Faber gjithashtu ka takuar edhe zv/presidentin amerikan Mike Pence. Përmes një postimi në Facebook Faber ka publikuar fotot nga takimet dhe ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të George H.W. Bush. 

E nderuar që mund të përfaqësoj Shqipërinë në një ditë kaq të rëndësishme për popullin amerikan dhe e privilegjuar që munda të shpreh ngushëllimet në emër te Shtetit Shqiptar, drejtëperdrejtë Zv/Presidentit Mike Pence, Presidentit Obama, Presidentit Klinton dhe Sekretares Klinton, ku shpreha keqardhjen për humbjen e këtij burri të madh shteti. Gjithashtu, e falenderova dhe shpreha mirënjohjen e thellë për punën e çmuar që Presidenti Bush ka bërë për Shqipërinë në ndërtimin e themeleve të demokracisë sonë. Do të jetë i paharruar kujtimi i Presidentit Bush!” – shkruan Floreta Faber.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat