Blushi dhe LMN i bëjnë “gjyqin” Fatmir Xhafajt

Shqipëria

Blushi dhe LMN i bëjnë “gjyqin” Fatmir Xhafajt

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 06:57
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj

Top Channel është marrë sot me Fatmir Xhafajn, një person që ka një karrierë të gjatë në politikën shqiptare.

Çuditërisht, është marrë me të vetëm pasi ka dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm.

Dhe këtë gjë e ka bërë me LMN-istët e Ben Blushit, Kastriot Islami e Marko Bello, sipas të cilëve, Xhafaj është një personazh që ka tradhtuar ata që e kanë mbështetur në politikë, që nga Enveri, tek Fatos Nano e Gramoz Ruçi.

“Ka ardhur shumë vonë në Partinë Socialiste, është bërë deputet në vitin 2001. Pra nuk përfaqëson atë periudhën e reformimit të partisë nga Parti e Punës në Parti Socialiste”, tha Kastriot Islami.

“Me mospërfshirjen e Xhafës si ministër në 2002-in, kam përshtypjen që u lidh shumë më tepër me zotin Ruçi, i cili ishte sekretar i Përgjithshëm i partisë”, tha Marko Bello.

Top Channel i është rikthyer akuzave të mëparshme edhe për një pallat në Pogradec dhe akuzave se ai ka torturuar njerëz, në kohën e komunizmit.

Është interesant fakti, që Top Channel merret dhe “heton” ministrat e Brendshëm, vetëm pasi japin dorëheqjen.

Kështu bëri me Saimir Tahirin, kështu po bën edhe me Fatmir Xhafajn, që tani është një deputet i thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat