Kryemadhi-studentëve protestues: Bravo! Politika duhet të mësojë prej jush!

Shqipëria

Kryemadhi-studentëve protestues: Bravo! Politika duhet të mësojë prej jush!

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:46
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Opozita ka shprehur përkrahjen e saj për protestën e fuqishme të studentëve nga i gjithë vendi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila po e ndjek protestën drejtpërsëdrejti, ka shprehur mbështetjen e plotë për reagimin e natyrshme të të rinjve:

“Bravo! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!” ka përcjellë ajo mesazhin në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat