Rama provokon protestën, fut ambulancën mes tyre

Shqipëria

Rama provokon protestën, fut ambulancën mes tyre

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Foto

Mijëra studentë janë duke protestuar prej disa orësh tek ministria e Arsimit.

Ata kanë bërë 4 kërkesa të panegociueshme që kërkojnë tu plotësohen deri në orën 16:00.

Deri më tani ende nuk ka një përgjigje nga qeveria e Edi Ramës ndërsa studentët janë duke bërë thirrje.

Por protesta është provokuar.

Në një moment në rrugën e Durrësit ku ndodhen mijëra studentë është futur një ambulancë në mes të tyre.

Por studentët, si qytetarë i kanë hapur rrugën, duke mos rënë pre e provokimeve të stisura nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat