Studentët nuk tërhiqen/ Këto janë vetëm fjalë, kemi 4 kërkesa

Shqipëria

Studentët nuk tërhiqen/ Këto janë vetëm fjalë, kemi 4 kërkesa

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Foto nga protesta

Pas deklaratës së Lindita Nikollës se qeveria do të tërheqë pikën 4 të ligjit 288 që ka të bëjë me pagesën e provimeve të prapambetura, studentët nuk janë tërhequr.

Ata janë shprehur se kanë bërë 4 kërkesa dhe kërkojnë të plotësohen të katra.

Plotësoni kushtet tona.

Kemi 4 kërkesa, këto janë vetëm fjalë.

Prindërit tanë sakrifikohen për të blerë libra.

Dekanët kanë makina më të fundit’, janë brohoritjet e studentëve.

Kërkesat e studentëve janë si më poshtë:

Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.

Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.

Përmirësim të kushteve në konvikte.

Përgjysmimin e tarifës së studimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat