Studentë në protestë me bluza të bardha, nis marshimi

Shqipëria

Studentë në protestë me bluza të bardha, nis marshimi

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:09
Protesta

Siç e paralajmëruan edhe një ditë më parë, studentët sërish sot kanë dalë në protestë.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të mbështetur edhe nga ata të infermierisë do të protestojnë me bluza të bardha. Të grumbulluar përpara fakultetit më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.  

Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ata të Politeknikut janë grumbulluar për të nisur marshimin drejt ministrisë.
 
Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura.

Por kjo nuk i kënaqi studentët, pasi ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritja e buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës ti bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat