'I do të gjithë gdhë si vetja' Vasili sulmon ashpër Ramën dhe Nikollën

Shqipëria

'I do të gjithë gdhë si vetja' Vasili sulmon ashpër Ramën dhe Nikollën

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama si dhe ministren Lindita Nikolla.

Vasili shprehet se Rama i do të gjithë gdhë si vetja pasi sipas tij, kryeministri ka alergji nga shkenca, kërkimi shkencor dhe universiteti.

"Ky do thjesht vetëm një gjë: rruajtje lekësh, eurosh, dollarësh….. ç’te jenë e ç’të dalë", shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Kryeministër i mbaruar, i do te gjithe gdhë si vetja.

Ministrja e arsimit me mesatare 5.9.

Me kete kryeminister shkollepak,qe kemi edhe 2.9 po ta kishte shume do ishte,bile edhe pa diplome fare do ishte akoma me mire.

Ky i do te gjithe gdhë si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kerkimi shkencor, universiteti, akakademizmi, ky do thjesht vetem nje gje: rruajtje lekesh, eurosh, dollaresh….. ç’te jene e ç’te dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat