Vodhi shtëpinë e italianit, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Shqipëria

Vodhi shtëpinë e italianit, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 11:03
Blerim Patrian

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Shqiptari sapo kishte dalë nga një shtëpi që kishte vjedhur.

Bëhet fjalë për Blerim Patrian, i cili u denoncua nga pronari i shtëpisë që kishte vënë re gardhin e prerë në shtëpinë e tij. Pas marrjes së denoncimit, policia rrethoi shtëpinë dhe pavarësisht përpjekjeve të Patrias për t’u arratisur, shqiptari u arrestua nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se në makinën e tij u gjetën bizhuteri të vjedhura edhe nga shtëpi të tjera dhe mjete të ndryshme që shërbenin për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat