Hidhet shorti për KED-në, do të plotësojë Kushtetuesen me anëtarë

Shqipëria

Hidhet shorti për KED-në, do të plotësojë Kushtetuesen me anëtarë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë

Paraditen e kësaj të premteje, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është hedhur shorti i refuzuar nga presidenti Meta, për plotësimin e stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas shortit rezultoi se, nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa anëtar zëvendësues nuk ka; Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici; Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues; Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues; Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, ndërkohë që anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari; si dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat