Basha: Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë

Shqipëria

Basha: Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:38
Edi Rama

Në lidhje me skandalin për Unazën, një reagim ka ardhur edhe nga kreu demokrat Lulzim Basha. Me anë të një deklarate për mediat, kryedemokati Basha tha se projekti i Unazës është vjedhje, dhe jo zhvillim.

Në vazhdën e akuzave, ai e cilësoi Ramën si hajdut, e po kështu iu bëri thirrje banorëve që ti bashkohen protestave të banorëve të Unazës.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje, dhe jo një zhvillim. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë, megjithëse helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën.

Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushur xhepat e tij, është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë.

Mbrëmë këto fakte tronditëse që u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet janë akte korrupsioni”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat