Largimi i Merkel nga drejtimi i CDU, Balla: Mbështetëse e fuqishme e aspiratës europiane të Shqipërisë

Shqipëria

Largimi i Merkel nga drejtimi i CDU, Balla: Mbështetëse e fuqishme e aspiratës europiane të Shqipërisë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:34
Angela Merkel

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar largimin e Kancelares Angela Merkel nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se shqiptarët i janë mirënjohës zonjës Merkel, si kancelarja që inicioi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se kjo e fundit ishte një mbështetje e fuqishme për aspiratën e Shqipërisë për integrimin Europian.

“DANKE ANGELA MERKEL!

Angela Merkel largohet nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim Kancelare e Gjermanisë. Prej sot drejtimin e CDU e mori Annegret Kramp-Karrenbauer. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicioi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mbështet fuqimisht aspiratën tonë për integrim Europian”, shkruan Balla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat