Zgjedhja e anëtarëve të KED, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Zgjedhja e anëtarëve të KED, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:57
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e cilësuar këtë proces si mjaft të rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Kuvendi sot, është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Tani presim javën e ardhshme kur Asambletë e Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohen për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor”, shkruan Soreca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat